Kosova 3x3 te femrat pësoi humbje në ndeshjen e tretë të ditës së sotme.
Vashat dardane janë mundur nga Qipro me rezultat 20:9.
Saranda Daci dhe Enisa Kamerolli shënuan nga katër pikë, ndërsa një shtoi Sara Vraniqi.
Kosova kualifikimet e FIBA Europe Cup 3x3 i filloi me fitore ndaj Andorrës, e më pas pësoi humbje nga Luksemburgu. /Gazeta Express/








