Kosova renditet në vendin e 91-të në botë në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NCSI), sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga e-Governance Academy.
Sipas këtij raporti, Kosova ka grumbulluar rreth 40 pikë, duke u pozicionuar në pjesën e poshtme të tabelës globale të shteteve për gatishmërinë në përballimin e kërcënimeve kibernetike.
Indeksi NCSI mat aftësinë e shteteve për të parandaluar sulmet kibernetike dhe për të menaxhuar incidentet digjitale, duke analizuar faktorë si politikat shtetërore, mbrojtja e të dhënave dhe reagimi ndaj krizave.
Megjithatë, raporti tregon se Kosova ka bërë përparime në disa fusha, veçanërisht në aspektin e sigurisë parandaluese dhe legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa mbetet prapa në aspektet strategjike dhe reagimin ndaj incidenteve.








