Kombëtarja e Kosovës në hendboll është mposhtur nga Mali i Zi 24:26 në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.
Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u përcoll nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve, shkruan Gazeta Express.
Pjesa e parë ishte e dobët, por “Dardanët” u rikthyen në të dytën, por nuk arritën që të shënonin fitore.
Ndeshjen e fundit për këtë cikël kualifikues Kosova e zhvillon të dielën ku do të përballet me Slloveninë. /Gazeta Express/








