Kosova po humb 0-2 nga Rusia.
Kosova nuk e ka nisur aspak mirë ndeshjen kundër Rusisë që po zhvillohet në Gjermani, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
“Dardanet” pranuan gol qysh në minutën e parë.
Për fat të keq, ishte autogol i shënuar nga Fjolla Shala.
Kurse tani, pas disa tentimeve për të barazuar rezultatin, ka ardhur edhe goli i dytë për Rusinë.
Nelli Korovkina shënoi për 0-2 në minutën e 33-të, raporton Gazeta Express.








