Kombëtarja e Kosovës ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Bullgarisë në futsall.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 6 me 2, shkruan “Gazeta Express”.
Ishte një paraqitje shumë pozitive nga ‘Dardanët’, të cilët ishin në epërsi pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.
Me këtë fitore, Kosova ka tashmë tre pikë, aq sa kanë edhe Franca dhe Gjeorgjia në pozitat një dhe dy.
Ndeshjet tjera, Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, i luan në janar, shkurt e prill të vitit të ardhshëm. Ndaj Francës luan më 31 janar në Prishtinë dhe në udhëtim më 4 shkurt. Më 11 prill e pret Gjeorgjinë, derisa kualifikimet i mbyll më 16 prill në udhëtim kundër Bullgarisë.
Fituesit e dhjetë grupeve të fazës kualifikuese “Main Round”, kualifikohen në Evropian, ndërsa tetë skuadrat më të mira të vendit të dytë luajnë në plejof.









