Kombëtarja e Kosovës U18 në volejboll ka nisur përgatitjet në prag të kualifikimeve për CEV EuroVolley.
Me në krye përzgjedhësin Blendi Haxhikadria, së bashku me ndihmësit Valon Mustafa e Fatlum Hajrizi, janë shprehur shumë të lumtur me kushtet e krijuara për punë.
Kosova U18 është pjesë e grupit A. ‘’Dardanët’’ janë në grup së bashku me me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
Ndeshjet do të zhvillohen nga 18 deri më 20 janar.








