Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar sot ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin e këtij viti.
Në Shkup, Kombëtarja jonë u mposht nga Zvicra me rezultat 33:19.
Përkundër angazhimit, djemtë tanë nuk shfaqën mjaftueshëm sa për të shmangur humbjen nga zviceranët e rinj.
Menjëherë të nesermën, hendbollistët tanë do të luajnë kundër Sllovakisë nga ora 12:00, ndërsa të dielën takohen me Maqedoninë e Veriut.








