Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën deri 21 vjeç ka marrë fitoren e dytë radhazi në kualifikimet e Evropianit të vitit 2027.
Pas fitores 7-0 ndaj San Marinos, tani Kosova U21 mori një tjetër fitore me goleadë.
Të besuarit e Afrim Tovërlanit morën një fitore prej 4-0 ndaj Qipros në Larnaka.
Serinë e golave për “Dardanët” e rinj e hapi Eliot Bujupi në minutën e 16-të të ndeshjes.
Leon Frrokaj e dyshoi epërsinë në minutën e 49-të të pjesës së parë nga penalltia.
Në pjesën e dytë, Bujupi shënoi përsëri, kësaj here për 3-0.
Golin e katërt e shënoi Lendrit Shala në minutën e 91-të të ndeshjes.
Kosova U21 me këtë fitore shkon në kuotën e shtatë pikëve nga katër ndeshje, duke zënë vendin e tretë në tabelë.
E para është Spanja U21 me nëntë pikë, aq sa ka edhe Finlanda por me një ndeshje më shumë se spanjollët.
Vendi i parë nga grupi shkon direkt në Evropian, teksa vendi i dytë renditet në një tabelë, nga e cila shkojnë vendet e dyta më të mira./GazetaExpress/








