Profesori universitar, Milazim Krasniqi, është irrituar me faktin që televizioni publik shqiptar (RTSH) ka transmetuar këngë serbe në natën e ndërrimit të moteve.
Krasniqi ka thënë se një gjë e tillë tregon se miqësia e Enver Hoxhës me Milladin Popoviqin është rikthyer në një perversitet politik të Edi Ramës dhe Aleksander Vuçiqit, shkruan Gazeta Express.
“RTSH ne oren 23.35 po vazhdonte te transmetonte kenge serbe. Miqesia perverse e Enverit per Milladinin, u rikthye ne perversitetin politik te Edi Rames per Vuciqin. E peshtire, vertet”, ka shkruar Krasniqi. /GazetaExpress/








