Në Kuvend të Kosovës është miratuar pika e parë e rendit të ditës. Me 111 vota për dhe asnjë kundër, janë emëruar anëtarët e komisionit për verifikim të mandateve, raporton Gazeta Express
Si pikë e parë e rendit të ditës është verifikimi i dokumentacionit përkatës të zgjedhjeve, derisa secili subjekt parlamentar propozon nga një deputet.
Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.
LV-ja ka propozuar Albulena Haxhiun. LDK-ja ka propozuar Armend Zemajn. PDK-ja ndërkaq ka propozuar Ganimete Musliun. AAK-ja Rasim Selmanajn. Lista Serbe ka propozuar Sllavko Simiq. Koalicioni NISMA-AKR-PD ka propozuar Albulena Balaj – Halimin. Koalicioni VAKAT ka propozuar Rasim Demirin. Partia Demokratike Turke ka propozuar Fidan Jiltan. Partia Liberale Egjiptiane ka propozuar Veton Berishën. Partia e Re Demokratike ka propozuar Emilia Rexhepin. Partia e Ashkalinjve për Integrim ka propozuar për komision Hetem Arifin. Partia e Bashkuar Gorane Elbert Krasniqin. Partia Rome e Bashkuar ka propozuar Albert Kinollin. /Express/








