Kristen Stewart është fejuar! Aktorja e Spencer i ka thënë po të dashurës së saj Dylan Meyer pas dy viteve lidhje.
“Ne do të martohemi, po ndodh”, ka thënë Stewart pasi që ka marrë këtë propozim.
Steçart, e cila mori famë nga filmi “Twilight” i ka thënë po propozimit për fejesë nga e dashura e saj, Dylan Meyer.
Bukuroshja (31) e ka dhënë gjatë ditës së sotme.
“Ne po martohemi, ne definitivisht do ta bëjmë këtë”, ka thënë ajo për SiriusXM.
“Dëshiroja që ajo të më propozonte, kështu që mendoj se ajo e ka mësuar këtë dhe ka bërë atë që unë e dua. Ne po martohemi, po ndodh”, tha ajo.
Stewart ka shtuar që edhe një vit më parë do të dëshironte që të martohej me Mayer. Ish fëmija i një aktore ka qenë me partneren e saj për dy vite.
Kujtojmë se Stewart ka pasur një lidhje të gjatë me aktorin Robert Pattinson por ajo u nda nga ai pasi që pati një aferë me regjisorin Rupert Sanders, me të cilin ishte fejuar pas filmit “Borëbardha”.
Ajo para dy viteve u deklarua se ishte biseksuale. /GazetaExpress/














