Kristin Cavallari ka treguar investimin e saj në “gjoks” teksa ka pozuar me bikine të bardha në Meksikë ku është duke qëndruar me një shok të saj.
“Ishin ca momente magjike”, ka shkruar ajo.
Kristin tregoi muajin e kaluar se ka “rregulluar gjoksin” pasi priti tre fëmijë – Camden, Saylor dhe Jaxon – me ish burrin e saj Jaty Cutler – ish futbollist.
Këtë javë, 35 vjeçarja që është nga Denveri i Kolorados ka treguar rezultatet e operimit të saj teksa ka pozuar me bikine të bardha duke treguar asetet e saj të jashtëzakonshme.
Ylli i emisioneve televizive e cila ka filluar një emision të saj të quajtur “The Hills” është parë në “Detin e Kortezit”, në Meksikë me disa shokë meshkuj, përfshirë shokun e saj Justin Anderson teksa ajo e ka quajtur këtë përvojë “shumë magjike”. /GazetaExpress/














