Kampionati i Serie A është i ndalur ashtu si kudo, por polemikat ndaj Juventusit nuk ndalen me kaq... përveç Cristiano Ronaldos, edhe Leonardo Bonuçi përfundon në qendër të polemikave dhe diskutimeve social për një festim në karantinë.
Mbrojtësi bardhezi, ashtu si informoi bashkëshortja e tij Martina Maçari, ka festuar ditëlindjen e të atit në banesën e tij, me shumë persona të pranishëm.
Menjëherë ndjekësit nisën sulmet duke i treguar se jo vetëm nuk respektohet distanca, por dilet nga shtëpia edhe për ditëlindje.
“Nga data 7 mars kam lënë banesën time dy ditë më parë për herën e parë dhe të vetme. Më sjellin ushqimet në shtëpi. Prindërit e mi përdorin një shkallë të brendshme për të ardhur te unë. Janë të mbyllur si ne nga 7 marsi në shtëpi. Na bëni një nder, kritikoni çdo gjë, para, shtëpi, bashkëshort, mua, por jo sensing civil dhe të përgjegjësisë. Po bëni polemike sterile. Nëse jeni të mërzitur me botën ju kuptoj”, ishte komenti në mbrojtje të bashkëshortes së futbollistit juventin.
Kujtojmë se ka zëra që ekipet ti rinisin stërvitjet më 4 maj në Itali, ndërsa Serie A po planifikohet të rinisë në fillim të qershorit.








