Kuvendi Komunal i Gjilanit në seancën e sotme ka diskutuar për problemin e furnizimit më ujë.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se zgjidhja e vetme emergjente për qytetin e Gjilanit janë puset dhe në këtë drejtim po punohet bashkërisht me kompaninë Hidromorava.
Sipas tij, javën tjetër lëshohen edhe dy puse tjera te lagjja Fidanishte, me të cilat synohet të zbutet gjendja e furnizimit me ujë.
Nënkryetari Ismajli ka premtuar se çështja e ujit është dhe do të jetë prioritet për komunën e Gjilanit dhe nëse është e nevojshme do të lihen anash projektet tjera, derisa gjendja të zbutet përmes puseve.








