Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e pyetur për komentet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në lidhje me aftësinë e Europës për të mbrojtur veten, pranoi se do të ishte "jashtëzakonisht e vështirë" me mënyrën se si janë gjërat në këtë moment.
Ajo tha se kjo ndodh sepse "kur shikon inteligjencën, armët bërthamore e kështu me radhë, ne varemi nga SHBA-ja", siç raporton AFP.
Por ajo këmbënguli se "mendoj se jemi në gjendje të bëjmë më shumë sesa thuhet publikisht tani".
Kryeministrja daneze theksoi, megjithatë, se riarmatimi i Europës duhet të jetë "gjëja më e rëndësishme" për udhëheqësit europianë, duke shtuar se viti 2035 do të ishte "shumë vonë" si objektiv./Express/








