Glauk Konjufca ka folur për herë të parë pas zgjedhjes si kryetar i Parlamentit të Kosovës, raporton Gazeta Express
"Ne qysh në fillim duam të ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë, ju falënderojmë që na besuat këtë detyrë, ne ju garantojmë që edhe si kryesi që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas Kushtetutës sonë që është në fuqi. I falënderojmë ambasadorët e pranishëm në këtë seancë dhe të gjithë mysafirët të cilët na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë seancë konstituive", tha ai.
Konjufca i ka falënderuar edhe qytetarët për besimin derisa ka njoftuar për mbylljen e punimeve të seancës.
“Mirupafshim në seancës e radhës që sapo ta caktojmë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ai. /GazetaExpress/









