Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, u pyet nëse do të jenë subjekt hetimi edhe kandidatët për deputet të cilëve iu shtuan votat.
Ai tha se në këtë fazë janë duke u marrë me komisionerët që ishin të përfshirë në procesin e manipulimit të votave, ndërsa s’e përjashtoi mundësinë që edhe ata të hetohen.
“Deri në këtë fazë nuk kemi ndonjë informacion që e involvon drejtpërdrejt ndonjë kandidat në ndërhyrje, por unë besoj që edhe kandidatët do të dëgjohen edhe në prokurori. Në rast se nuk do të arrijmë t’i sigurojmë provat në cilësinë e të dyshuarve, padyshim që ne i kemi dëgjuar edhe deklaratat e tyre mediale, të shumë prej tyre pa përjashtim, të subjekteve politike, që ata ndihen edhe të dëmtuar për shkak të imazhit. Prokuroria do t’ia japë mundësinë që t’i marrim në cilësinë e të dëmtuarve dhe t’i bashkëngjiten ndjekjes penale. Do të bëjmë përpjekje maksimale që të sigurojmë për secilin prova dhe do të jemi të pakompromis ndaj kujtdo./Express/








