Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të VV-së të thirrur nga kryetari i partisë Albin Kurti, raporton Gazeta Express.
Deputetët e zgjedhur që ishin pjesë e takimit nuk kanë dashur të komentojnë para mediave duke thënë se do të lëshohet një komunikatë.
Megjithatë, shkurtimisht, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk besojnë që sot do të ketë takim me Lidhjen Demokratike për koalicionin.
“Më vonë do të njoftoheni, nuk besoj që do të ketë takim”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, deputeti Glauk Konjufca e ka konfirmuar shkurtimisht para mediave se është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. /Express/








