Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deri më tani, askush nga partia e Isa Mustafës nuk ka folur rreth këtij takimi, raporton Gazeta Express
Kosnett sot ka qëndruar në selinë qendrore të LDK-së, ku është takuar me kreun e partisë, Isa Mustafa, si dhe figurat kryesore të kësaj partie.
Tema e diskutimit në këtë takim ka qenë arritja e marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK-së dhe VV-së.
Ndërkaq, deri më tani, askush nga LDK-ja nuk ka treguar se çka saktësisht është biseduar në takimin me Kosnett-in.
Në selinë e LDK-së sot është parë duke hyrë edhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.
Ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re.
LV-ja dhe LDK-ja në anën tjetër ende nuk janë marrë vesh për bashkëqeverisje, teksa së fundmi është bërë e ditur se janë vënë në tavolinë të diskutimit edhe oferta të reja nga të dy partitë. /GazetaExpress/








