Zukë Ahmeti tregon përvojën e tij me klientët. Ai nuk e kishte ndalur punën as kur i kishte vdekur babai.
E kishte përcjellë
me kujdes babanë e tij teksa rregullonte televizorët.
Pak nga pak, Zuka Ahmeti, pervetësoi aftësitë dhe tash janë bërë 45 vjet që
është mjeshtër i televizorëve.
"Prindi ka qenë i servis njishit, unë e kom trashëgu këtë lami familjare që 45 vite, prej vegjëlie kom qenë me babin nonstop".
Përkundër që ishte shumë i lidhur me të atin, Ahmeti ishte detyruar që natën kur babai i tij ndërroi jetë, të mos e ndalte punën.
Kjo pasi, mu atë natë festohej ndërrimi i moteve, andaj Ahmeti nuk donte që në ditë feste t'i linte keq klientët e tij.
"Ka qenë Viti i Ri, unë e kom pas prej emocioneve s'po muj me fole... Plaku at nate ka ndërru jetë, unë jom kon aq në gjendje të keqe, e knej i kom pasë diku 20 -30 televizora. Osht deshtë m'i kry që njerëzit me pasë televizorin at natë. Osht dashtë me kry, edhe pse unë kom pasë ditë zie".
E prishja e televizorëve në prag të Vitit të Ri ishte pothuajse e zakonshme në familjet shqiptare.
Madje një nga klientët e Ahmetit, e kishte përjetuar një situatë të tillë.
"Në atë kohë shpesh, atëherë paralufte, ishim si fëmi. U prishke bash sidomos TV-të prishen për festat e Vitit të Ri u mundojshim si mjeshtër diçka me rregullu, bash mbetshim keq".
Por, sipas Ahmetit, tani qytetarët nuk përballen me probleme të tilla.
‘’Tash shyqyr i kane ka 2-3 tv, edhe me ju prish bojne zgjedhje, ateher me 1 tv kemi kqyre ka 3-4 axhallar ose vllazni’’.
E duke qenë se llojet e reja të televizorëve kanë formë me ndryshe prej atyre në vitet e paraluftës, Ahmeti thotë se është lehtësuar puna.
‘‘’Qe kjo ka qene me gerbe, kjo keks, naten e viti te ri jone dufte me marr dy vet tri menxi e kane bajte, tash vec ni person e majte. sAthere bile televizorët kanë mbajtur tentene, e tash smunden se tv jonë pllazma, srrin ’’.
Megjithatë, fitimi për punën qe bën ishte më mirë atëherë pasi edhe mjeshtrit ishin më të paktë.
Ndërkaq me hapjen e dyqaneve që ofrojnë edhe servisimin e televizorëve, puna thotë se ka rënë, megjithatë nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga profesioni që ia kushtoi 4 dekada e gjysmë të jetës së tij.








