Para çdo takimi, paralajmërojnë marrëveshje.
Por kur dalin para mediave, vetëm se konfirmojnë se pajtimi mes këtyre partive është larg.
Por zgjatja e diskutimeve mes këtyre dy partive që donë të krijojnë qeverinë e re ka nisur të bëhet monotone.
Madje rekomandohet që populizmat të lihen anash.
E pozicionimin e Vjosa Osmanit pas përfundimit të 6 tetorit dikush tjetër po e sheh më me shqetësim.
Profesori universitar, Milazim Krasniqi po thotë se nënkryetarja e LDK-së po përdoret politikisht nga Albin Kurti.
Por, për krejt situatën e krijuar në bisedimet mes LDK dhe LVV fajtore po besohet të jetë kjo e fundit. Sipas Armend Mujës, LDK-ja nuk mund të bind njerëzit e saj për postet dhe përgjegjësinë politike.
Por krejt këta takime mes këtyre dy partive që ka nisur që nga 10 tetori i këtij viti nuk po shihen të jenë edhe shumë transparente. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, janë dy partitë e para që kanë dal në zgjedhjet e 6 tetorit.
Diferencën e tyre e bëjnë 15 mijë vota më shumë që ka VV.








