Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.
Xhudistja kosovare ishte afër ta fitonte medaljen e artë, por këtë nuk e arriti, pasi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë Distria humbi nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.
Pas këtij suksesi të kampiones olimpike, ka reaguar edhe trajneri i saj, Driton Kuka.
"Grand Slam Paris …Kosova prapë me medalje!Gara më e bukur e sportit të xhudos që organizohet gjatë vitit!Më në fund palestra e mbushur plot me spektatorë afêr 12.000!Distria e argjendtë me shkëlqim të artë!Një përshendetje nga tri të Artat tona!Parisi tash më se 10 vjet flet shqip fal kampionëve tonë!Kosova mbi të gjitha …", shkroi ai në Facebook.








