Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Ajo në garë për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë e mposhti me IPPON xhudisten nga Gjeorgjia, Liparteliani, shkruan Gazeta Express.
Pas këtij suksesi ka reaguar edhe trajneri, Driton Kuka në profilin e tij në Facebook.
Edhe një ....
Po po Medalja e dytë Evropiane!
Nora Gjakova e bronztë 57 kg!
Ditë e shkelqyeshme e Norës!
Ju duk shumë me i marr dy të arta Kosova andej por ...
Trepça prodhon edhe bronzë.
Kosova mbi të gjitha ...
Përveç Norës, në këtë kampionat medalje fitoi edhe Distria Krasniqi. Ajo në kategorinë deri në 48 kilogramë fitoi medaljen e artë. /Gazeta Express/








