Pas një pauze gjysmë ore, lideri i LDK-së dhe ai i VV-së janë kthyer në takim, ku po synohet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare për koalicion, shkruan Gazeta Express.
T7 raporton nga Kuvendi i Kosovës se asnjë nga liderët nuk ka folur para mediave.
Gazeta Express pak më parë ka raportuar se dy partitë janë duke hasur në probleme sa i përket arritjes së koalicionit, pasi që tashmë është duke u diskutuar për ndarjen e ministrive.












