Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumire ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.
Në këtë takim është folur për rëndësinë e avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, për përvojat e Italisë në forcimin e saj ligjor dhe demokratik, si dhe ndihmën e mbështetjen që mund ta japë ky vend për shtetndërtimin e Kosovës.
Gjithashtu, u diskutua edhe për situatën aktuale në Kosovë, me theks te arritjet dhe sfidat drejt koalicionit qeverisës midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
Kurti e ka falënderuar ambasadorin Sardi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e tjera të tij.








