Lideri i LV-së, Albin Kurti, dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk janë parë duke shtrënguar duart para fillimit të takimit, shkruan Gazeta Express
Madje, në takimin mes dy armiqve politikë, lideri i LV-së i pyetur nga mediat ka thënë se këtë e kishin kryer para se të hynin gazetarët në sallën ku po mbahet takimi.
Rrjedhimisht, Kurti nuk pranoi ta përsërisë duarshtrëngimin me Thaçin.
Kjo është hera e parë që po takohen dy liderët që njihen mirë për marrëdhëniet e tensionuara ndër vite. Të dy këta kishin pasur disa akuza ndaj njëri-tjetrit. /GazetaExpress/








