Lideri i LV-së, Albin Kurti, ka folur shkurtimisht për T7 para takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express
Kurti tha se populli ka votuar për ndryshim, e se duhet të bëhet ndryshim për atë se çka kanë votuar qytetarët.
“Populli ka votu për ndryshime. Pse mos ta bëjmë qeverinë. Ne duhet të jemi nivel për ta bërë ndryshimin për çka kanë votuar qytetarët”, ka thënë ai.
Ndryshe, për pak pritet që të fillojë takimi Kurti – Thaçi në Presidencë.
Sot Kurti ka dalë me një video-mesazh për koalicionin ku ka kërkuar nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa, propozimin e emrave që do t'i propozojnë për ministra. Lideri i LV-së tutje ka thënë se në takimin e sotëm te Presidenti, shkon pa marrëveshje me LDK-në. Express








