Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe deklaratave që ky i fundit dha për Kosovën gjatë Samitit të mbajtur në Tiranë, raporton Gazeta Express
Kurti ka shkruar në Twitter se parimet për gjithëpërfshirje dhe reciprocitet duhet të udhëheqin iniciativat rajonale.
Kreu i VV-së thotë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.
“Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë se për dy ditë në Tiranë kanë qëndruar liderët e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e thirrur për konkretizim të Mini Schengenit rajonal.
Mospjesëmarrja e Kosovës bëri të kryeministri Rama të hedhë akuza drejt liderëve në vend, teksa ka shtuar se kjo do ta dëmtojë shtetin e Kosovës. /GazetaExpress/








