Lideri i LV-së, Albin Kurti, ka njoftuar se ka tentuar të takohet pas seancës konstituive me të parin e LDK-së, Isa Mustafa, mirëpo, thotë se një gjë e tillë nuk ishte e mundur, shkruan Gazeta Express
Përmes një video-mesazhi që Kurti ka publikuar në Facebook, bëhet e ditur se pas seancës nuk iu mundësua një takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafën.
“Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me presidentin e shtetit”, deklaron Kurti.
Rrjedhimisht, Kurti ka bërë të ditur se edhe në takimin e sotëm që do të mbajë me presidentin Hashim Thaçi do të shkojë pa marrëveshje për koalicion. /GazetaExpress/








