Kreu i LV-së, Albin Kurti, ka deklaruar se sot do të takohen me të parin e LDK-së, Isa Mustafa, raporton Gazeta Express.
Kurti tha nga Prizreni se takimi i fundit me LDK-në ishte të premten dhe nuk është mbajtur në Prapashticë. Ai ka deklaruar se sot do të takohen prapë me të parin e LDK-së, mirëpo nuk është vendosur ora.
“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prapë me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti.
Ai u shpreh optimist për marrëveshjen e koalicionit.
“Se a do të arrijmë marrëveshje nuk e di, por jam optimist për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi i pari i LV-së. /GazetaExpress/








