Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar vendimin e Kushtetueses lidhur me aktvendimin e saj për çështjen e nënkryetarit serb.
Kusari tha se Lista Serbe nuk ka treguar vullnetin minimal për marrjen e përgjegjësisë, duke përmendur edhe rastin e Afrim Bunjakut.
Kusari duke përmendur qasjen e këtij subjekti politik tha se nuk ka pasur hapësirë të mendohet që ata janë në favor të rrugëtimit progresiv për Kosovën.
Ajo shtoi se duhet pritet publikimi i plotë i vendimit të Kushtetueses për të parë se si do të veprohet tutje.








