Në 30-vjetorin e themelimit të LDK-së, zyrtarë të kësaj partie kanë shkuar pranë varrit të themeluesit të LDK-së, presidentit Ibrahim Rugova, ku kanë bërë homazhe.
E që ambienti pranë varrit të presidentit Rugova të duket i pastër janë kujdesur Bardhyl Meta me shokët e tij.

Kështu ka thënë deputeti i zgjedhur nga LDK-ja, Avdullah Hoti.

“Deshiroj te shpreh konsideraten time per Bardhyl Meten dhe shoket e tij qe, ne 30 vjetorin e themelimit te LDK-se, u kujdesen te pastrojne dhe meremetojne vendin ku pushon ne amshim Presidenti Rugova”, ka shkruar Hoti.








