Teksa është shënuar përvjetori i 38-të i vrasjes së tre patriotëve, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, nga shërbimi sekret jugosllav, në mediat online është publikuar një editorial i gazetës së vetme të asaj kohe, “Rilindja”, e cila godet agjencinë shqiptare të lajmeve ATSH, për mënyrën se si ka raportuar për vrasjen e trefishtë, duke e quajtur të paskrupullt.
Për redaktorët e Rilindjes titulli “Djemtë e Kosovës i vranë serbomëdhenjtë”, e cila është emetuar edhe në Radio Tiranë, është i paskrupullt.
“Rilindja” për më tepër në komentin e saj shkruan se tre veprimtarët ishin vrarë si pasojë “e larjes së hesapeve ndërmjet grupeve emigrante në Gjermani”.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë komentin e Rilindjes që titullohet “Mllef i ri shovinist nga Tirana” që tenton të godasë mediat e Shqipërisë dhe figurën e Jusuf Gërvallës, duke e quajtur kriminel antishqiptar e antijugosllav.
Lexojeni të plotë shkrimin:









