Kuvendi i LDK-së ka vendosur që për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut të procedohet me votim të fshehtë.
Sipas burimeve të Express brenda Kuvendit, pro votimit të fshehtë kanë qenë Lutfi Haziri e Gazmend Muhaxheri.
Më pas Kuvendi ka vendosur që të procedohet dhe organizohet procesi i votimit.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit të tij ka deklaruar se për fatin e tij në krye të LDK-së do të vendosë Kuvendi i partisë dhe askush tjetër. Ai ka pasur edhe kritika për disa prej bashkëpartiakëve, që ia kishin kërkuar dorëheqjen me ngulm. /Express/









