Florian Marku po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në boksin profesionist, në kategorinë welterweight.
Tani, “mbreti shqiptar” ka shkuar në 11 fitore dhe një barazim në karrierën e tij tre vjeçare në këtë sport, shkruan Gazeta Express.
Prej 11 fitoreve, bokseri shqiptar shtatë nga to i ka fituar me nokaut.
Por, Marku kishte barazuar në një meç. Bëhet fjalë për duelin e dhjetorit të vitit 2020, ku Florian Marku ishte përballur me Jamie Stewart.
Steëart ishte rrëzuar nga një e majtë e fuqishme e Markut në raundin e dytë, megjithatë gjyqtarët e vlerësuan si barazim.
Kjo e irritoi tej mase Markun, i cili e kontestoi këtë vendim.
VIDEON mund ta ndiqni duke klikuar këtu.
/Gazeta Express/








