Sipas të dhënave të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në vend gjatë triviteve të fundit në burgjet e Kosovës kanë vdekur dhe janë vetëvrarë 15 të burgosur, ku 12prej tyre kanë vdekur nga sëmundjet kurse tre janë vetëvrarë.
Sipas një raporti të tyre, që nga viti 1999 e deri në shtator 2019 del se kanë vdekur 67 tëburgosur prej tyre 51 kanë vdekur nga sëmundjet kurse 16 janë vetëvrarë.
Vdekjet dhe vrasjet në sistemin korrektues kosovarë nuk janë i vetmi problem aty. Korrupsioni e kontrabandë, por edhe privilegjet për njerëzit e fuqishëm të politikës e biznesit për një kohë ishin bërë dukuri krejt të zakonshme.
InDoks në këtë episod do të sjell prapaskenat e burgjeve në Kosovë. Një histori korrupsionimasiv deri te drejtuesit më të lartë të sistemit. Me kontrabandë droge, arrati të vrasësve e privilegje për komandanëte e fuqishëm të UÇK-së si në lmat me kartelet e drogës nga Amerika Latine.








