Reshjet e borës pritet ta mbulojnë Kosovën, në fillim të muajit shkurt, më saktësisht në dy ditët e para
Sot në Kosovë po mban mot i ndryshueshëm me temperatura të ulëta dhe me rreze dielli.
Temperaturat momentalisht sillen nga -3 deri në 0 gradë celsius, derisa gjatë natës pritet ato të shkojnë deri në -8 gradë.
Ndërkaq, sipas ueb-faqes "Accuweather" në Kosovë pritet që deri në shkurt të mos ketë reshje të borës.

Sipas parashikimi të kësaj ueb-faqe, të shtunën dhe të dielën e parë të shkurtit, Kosova do të mbulohet nga reshjet e borës dhe që pritet të jenë të përziera me shi.
Temperaturat nuk do të jenë të ulëta, pa marrë parasysh që do të ketë reshje të borës. Më e ulëta do të regjistrohet në -2 gradë celsius, ndërsa maksimalja deri në 6 gradë.
Më poshtë keni parashikimin e motit nga sot e deri më 3 shkurt.









