Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas shkrimeve për zgjedhjet e brendshme në parti, raporton Gazeta Express
Haradinaj ka shkruar në Facebook se reformat në AAK kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal që do të përfundojnë brenda afateve të parapara.
Tutje, Haradinaj thotë se nuk ka as agjenda të fshehta dhe konspiracion.
“Procesi është i hapur, transparent e demokratik. Është e çuditshme si bëhet lajm një proces disa muaj më pas. Nëse dikush mendon që përmes këtyre lajmeve të fusë përçarje, të krijojë diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim”, ka thënë ai. /GazetaExpress/








