Laura Fazliu është treguar e jashtëzakonshme në Mastersin e Izraelit.
Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
Në luftë për medaljen e artë, ajo u mposht nga japonezja, Miku Takaichi me IPPON.
Fazliu ishte më e suksesshme sesa izraelitja Gili Sharir, të cilën e eliminoi në gjysmëfinale, shkruan “Gazeta Express”.
Paraprakisht, Laura në rrethin e parë e mposhti francezen Manon Deketer.
Në atë të dytë ishte më e mirë se sllovenia Andreja Leski, kurse në çerekfinale e eliminoi polaken Angelika Szymanska.
Kujtojmë se dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, kurse Nora Gjakova u rendit e pesta.
Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka. /Gazeta Express/








