Pochettino ka vetëm fjalë të mira për Martinezin
Ish trajneri i Tottenham Hotspour, Mauricio Pochettino, ka lavdëruar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinezin.
Ai e cilëson 22-vjecarin si një ndër sulmuesit më të mirë në botë aktualisht.
Lautaro ka shënuar 16 gola në 31 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion me Interin e Antonio Contes.
“Lautaro është një ndër sulmuesit më të mirë në botë”, tha ish-trajneri i Tottenham për Radio La Plata.
“Jo vetëm për atë që po e bën tani, por potencialin që ka përpara. Nëse shikoni për më të mirët, emri i tij sigurt është në mesin e më të mirëve”.
Lautaro tashmë është i rregullt edhe në skuadrën e Argjentinës, ka shënuar 9 gola në 17 paraqitje.
22 vjecari argjentinas po kërkohet nga disa klube, më së shumti nga Barcelona. /Gazeta Express/








