Pochettino e ka quar në qiell Lautaron Martinezin
Lautaro Martinez është emri më i përfolur në media ditëve të fundit.
Sulmuesi i Interit është rritur shumë si lojtar në dy vitet e fundit, derisa shpërthimi erdhi këtë edicion me Antonio Conten.
Megjithatë, vështirë se Interi mund ta mbajë, pasi Barcelona është duke insistuar për ta transferuar në ‘Camp Nou’, derisa në mesin e shumë klubeve që e duan është edhe Chelsea.
Sipas bashkëkombasit të tij dhe ish-trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochettino, Martinez aktualisht është një ndër më të mirët në botë në pozitën e tij.
“Lautaro është mesiguri një ndër sulmuesit më të mirë në botë aktualisht. Jo vetëm për atë që bën tani, por për potencialin që ka përpara. Nëse shikoni sulmuesit e mëdhenj në klube të mëdha, qartë emri i tij duhet të tjetër atje”, tha Pochettino.
Agjenti i Lautaros vikendin që lamë pas lëshoi bombën duke thënë se klienti i tij ndoshta mund të transferohet në Barcelonë.
Një gjë është e sigurt, kjo verë do të jetë e nxehtë, sapo të hapet afati kalimtar. /Gazeta Express/








