Disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mësyrë objektin e Kuvendit të Kosovës për të qenë gati në seancën konstituive, e paraparë të nisë në orën 15:00
Megjithatë, bashkë me ta u pa edhe bashkëpartiakja e tyre, nënkryetarja Vjosa Osmani, porse ajo ndërroi destinacion duke u futur në zyrën qendrore të Lidhjes Demokratike.
Ndërsa po ndante diskutim me kolegët e saj rreth mbarëvajtjes së seancës së parë për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është dëgjuar të ketë thënë: ”Me këmbë të hairit”.








