Learta Muharremi është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar të tenisit “Shkodra Open”, i cili po mbahet në Shqipëri.
Siç njofton Federata e Tenisit e Kosovës, ky turne ndërkombëtar është nivelit Tennis Europe për kategorinë U16, që po mbahet në Shkodër.

Tenistja kosovare siguroi gjysmëfinalen e turneut duke e mposhtur tenisten nga Mali i Zi, Ljubica Velebic, me rezultat: 6:2, 6:0.
Learta Muharremi synon ta fitojë këtë turne ndërkombëtar. /Gazeta Express/








