Legjenda e boksit, George Foreman, thotë se ai e ka zbuluar një dobësi në teknikën e Mike Tysonit, para kthimit të tij në ring me meçin kundër Roy Jones Jr.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, do të rikthehet në ringun e boksit për t’u përballur në një meç ekzibicioni kundër Roy Jones Jr., ish-kampionit të botës. Meçi mes tyre është caktuar të zhvillohet më 12 shtator në Los Angeles, transmeton Gazeta Express.
Para këtij meçi, ish-kampioni i peshave të rënda në boks, George Foreman, beson se e ka gjetur një dobësi në teknikën e Tysonit, në bazë të videove të tij që janë publikuar në rrjete sociale.
“Ai thjesht po na e tregon atë që dëshiron që ne ta shohim. Ndoshta vetëm pak minuta pasi të ngrihet nga shtrati, atij i merren mendtë ose rrëzohet në dysheme ose edhe i del nga vendi ndonjë asht”, ka thënë Foreman,
“Mënyra se si ai tentonte ta gjuante këmbën e djathtë... unë e vërejta se nuk i lëvizi në proporcion me dorën e djathtë. Ndërsa, me këmbën e majtë ishte mirë. Unë vërej gjithçka”.
Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.
Bashkatdhetari i tij amerikan Jones, 51-vjeçar, nuk është futur në ring që prej se e rrahu Scott Sigmonin në shkurt të vitit 2018.
Tyson u bë kampioni më i ri në moshë në botë në peshat e rënda kur ishte 20 vjeç, pasi e nokautoi Trevor Berbickun në vitin 1968.
Tyson ka kohë që është duke u përgatitur për t’u kthyer në ring dhe këtë e ka dëshmuar përmes videove në rrjetet sociale ku ka shfaqur formë mbresëlënëse fizike. /Gazeta Express/








