Damian Lillard e barazoi rekordin e tij personal në karrierë me 61 pikët e shënuara dhe e dha asistin për koshin e Hassan Whiteside, që dëshmoi të jetë vendimtar në fitoren e Portland Trail Blazers me rezultat 134:131 kundër Dallas Mavericks të martën në Orlando.
Lillard u bë edhe lojtari i parë në histori të Portland që arriti të shënojë më shumë se 50 pikë në dy ndeshje radhazi të zhvilluara në NBA, transmeton Gazeta Express.
E përderisa Lillardit i ndihmoi edhe Carmelo Anthony me 26 pikët e tij, Dallas i pati pesë lojtarët titullarë me numër dyshifrorë në pikë të shënuara në fund të ndeshjes. Luka Doncic i regjistroi 25 pikë, dhjetë asiste dhe tetë kërcime, ndërsa Tim Hardaway Jr e mbylli ndeshjen me 24 pikë.
Portland Trail Blazers vs Dallas Mavericks - Full Game Highlights | August 11 | 2019-20 NBA Season
Portland Trail Blazers vs Dallas Mavericks - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out ou...
Milwaukee Bucks 126 - Washington Wizards 113
Giannis Antetokounmpo u ndëshkua me largim nga ndeshja gjatë çerekut të dytë pasi e goditi me kokë Moritz Wagnerin, mirëpo Bucks arritën ta marrin prapëseprapë fitoren në këtë përballje.
Gjyqtari fishkëlleu pasi vlerësoi se Antetokounmpo bëri ndërhyrje të parregullt ndaj qendrës së Wizards, Wagner, dhe pas kësaj dyshja e pati një zënkë që përfundoi me goditje në kokë nga greku.
Giannis EJECTED For Headbutting Mo Wagner | Bucks vs Wizards | August 11, 2020
Milwaukee Bucks vs Washington Wizards - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our lat...
Asnjëri lojtar nuk mbeti i lënduar nga ky incident, ndërsa Antetokounmpo u largua nga ndeshja menjëherë, duke e mbyllur kështu lojën me 12 pikë dhe nëntë kërcime në vetëm dhjetë minuta lojë.
Milwaukee Bucks vs Washington Wizards - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season
Milwaukee Bucks vs Washington Wizards - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our lat...
Bucks i shënuan gjashtë pikët e para të ndeshjes, duke e mbajtur skuadrën kundërshtarë pa pikë të shënuara për gati katër minuta. Rui Hachimura ishte më i miri te Wizards me 20 pikët e tij, që nuk mjaftuan t’ia shmangin humbjen e shtatë radhazi që nga rinisja.
Phoenix Suns 130 - Philadelphia 76ers 117
Devin Booker kontribuoi me 35 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asiste për t’ia dhënë Phoenix fitoren kundër Philadelphias.
Phoenix Suns vs Philadelphia 76ers - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season
Phoenix Suns vs Philadelphia 76ers - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our latest...
Mikal Bridges i shtoi 24 pikë e Dario Saric ndihmoi me 18, për t’ia dhënë Suns fitoren e shtatë radhazi që nga rinisja e sezonit, duke u ngritur kështu në garën për kualifikimin në fazën play-offs.
Boston Celtics 122 - Memphis Grizzlies 107
Jayson Tatum i shënoi 29 pikë, Kemba Walker i shtoi 18 dhe Boston ia dha Memphis një fitore zhgënjyese, pasi që Grizzlies e humbën vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit shkaku i kësaj disfate, duke e rrezikuar kështu vendin në play-offs.
Boston Celtics vs Memphis Grizzlies - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season
Boston Celtics vs Memphis Grizzlies - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our lates...
San Antonio Spurs 123 - Houston Rockets 105
San Antonio e mori një fitore bindëse kundër Houston, që ishte pa yllin James Harden, në një ndeshje të rëndësishme për radhitjen në tabelë, falë 24 pikëve dhe 11 kërcimeve të Keldon Johnson dhe 23 pikëve të DeMar DeRozan.
Houston Rockets vs San Antonio Spurs - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season
Houston Rockets vs San Antonio Spurs - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our late...
Sacramento Kings 112 – New Orleans Pelicans 106
Harrison Barnes i shënoi 25 pikë për t’i ndihmuar skuadrën së tij të marrë fitore kundër New Orleans, që luajti pa pesë titullarë shkaku i disa lëndimeve të vogla.
New Orleans Pelicans vs Sacramento Kings - Full Game Highlights | August 11 | 2019-20 NBA Season
New Orleans Pelicans vs Sacramento Kings - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our ...
Brooklyn Nets 108 - Orlando Magic 96
Brooklyn e mori kontrollin e ndeshjes qysh në fillim kundër Orlandos, falë paraqitjeve të mira nga Timothe Luwawu-Cabarrot dhe Jeremiah Martin, të cilët i shënuan nga 24 pikë secili. /Gazeta Express/
Brooklyn Nets vs Orlando Magic - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season
Brooklyn Nets vs Orlando Magic - Full Game Highlights | August 11, 2020 | 2019-20 NBA Season ? SUBSCRIBE, LIKE & COMMENT for MORE! ? Check out our latest pro...








