Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Linda i ka kërkuar falje Shqipes mbi situatën e përzierjes së religjionit.
Ajo ka thënë se arsyeja ka qenë veç që situata të tingëllonte më dramatike.
“Nuk dua kurrë ta prek dikë në gjëra personale, ndoshta kam desht ta bëj diçka më dramatike, por unë nuk dua të prek në këto pjesë sepse jam person që besoj shumë, e di lidhjen time që kam me zotin, edhe pse ndoshta nuk i bëj ritualet që i bën Shqipja. I kërkoj falje sepse kurrë s’dua të prek në tema të nxehta siç është feja e raca e të tjerë”, ka thënë Linda.
Kuptoni më shumë detaje duke ndjekur videon në linkun e mëposhtëm.








