Pas përfundimit të përvojës së saj të mbushur me emocione në Big Brother VIP Kosova 2, këngëtarja e njohur Linda Halimi është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtëpinë e saj.Së fundmi, Linda ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi ku tregon trupin e saj në top formë, e veshur me bikini, ndërsa ka marrë komplimente të shumta nga fansat dhe ndjekësit e saj.

Në imazhet që ka publikuar në Instagram, Linda vë në pah linjat e saj trupore nga një vend i ngrohtë dhe tropikal, duke shijuar diellin dhe detin që Shtetet e Bashkuara i ofrojnë.
Me një bikini të ngushtë që shfaq forma të tonifikuara dhe një qëndrim të relaksuar, Linda duket se po shijon çdo moment të kthimit në jetën e saj pas spektaklit të BBVK.

Ajo ka pasur një karrierë të suksesshme si këngëtare, duke përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision dhe duke bashkëpunuar me artistë të njohur ndërkombëtarë.








