Ish-futbollisti i “Reds”, Don Hutchison flet për mundësinë e largimit të një ylli nga “Anfield Road” gjatë verës
Sadio Mane është më i rëndësishëm se Mohamed Salahu tek Liverpooli, shkruan Gazeta Express.
Për këtë është i bindur ish-futbollisti i Liverpoolit, Don Hutchison.
Së fundmi flitet se kampioni evropian dhe botëror gjatë verës do ta shesë njërin prej yjeve të sulmit.
E sipas Hutchison, “Reds” më përpara duhet ta shesin yllin egjiptian sesa atë senegalez.
Gjigantët e La Ligas, Real Madrid dhe Barcelona kanë shprehur interesim si për Manen, ashtu edhe për Salahun.
Çmimi i tyre në treg është afro 150 milionë euro.
Të dy futbollistët kanë kontribuar me të madhe në sukseset e Liverpoolit në dy vjetët e fundit. /Gazeta Express/








