Më herët gjatë kësaj jave ishte raportuar se Real Madridi nuk e përjashton mundësinë e huazimit të Arda Guler gjatë kësaj vere.
19-vjeçari kaloi në një formë të jashtëzakonshme gjatë përfundimit të sezonit, dhe ajo formë po e përcjellë edhe në “EURO 2024”, duke shënuar gol në debutim ndaj Gjeorgjisë.
Megjithatë, “Los Blancos” më përpara do e huazonin diku në Spanjë.
Mirëpo, mediat angleze kanë bërë me dije se Liverpooli ka shprehur interesim për huazimin e tij, derisa nuk dihet nëse Arne Slot do të ishte më shumë i interesuar për një transferim të përkohshëm apo të përhershëm.
Siç bëhet me dije, Guler nuk është lojtari i vetëm që Liverpooli po interesohet për të.
Klubi nga Merseyside ka interesim konkret për Rodrygo Goes, i cili mund të shtyjë një largim nga Madridi pasi nuk është i sigurtë nëse do të zë vend në formacionin e Ancelottit për sezonin e ardhshëm.
Interesimi i Liverpoolit mund të jetë konkret për dyshen në fjalë, mirëpo do të ishte surprizë e madhe nëse Real Madridi do t’i lejonte të largohen.
Guler e Rodrygo ndoshta nuk do të mund të startojnë disa ndeshje në sezonin e ardhshëm, por klubi u ka bërë me dije se i vlerëson dhe se llogaritë në ta./GazetaExpress/








