Coutinho do të bënte sërish Liverpoolin të fluturojë?
Liverpooli e nisi mirë sezonin, duke shkelur çdo kundërshtar që i del para, çka e dëshmon më së miri renditja në Premierligë, që ka grumbulluar 25 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt për titull, Manchester City.
Sido që të jetë, 2020 nuk mund të quhet edhe i suksesshëm deri më tani për Redsat.
Skuadra është totalisht jashtë forme, pasi u eliminuar nga FA Cup dhe Carabau Cup, Livepooli u eliminua edhe nga CHAMPIONS LEAGUE, nga Atletico Madridi, duke u mposhtur 3-2 në Anfield pas 120 minutave lojë.
Legjenda e Liverpoolit, Phil Thompson, që me Redsat ka luajtur afër 500 ndeshje nga viti 1971 deri më 1984, thotë se skuadra e Jurgen Klopp momentalisht ka nevojë për një lojtar si Philippe Coutinho.
"Unë nuk mendoj se Philippe Coutinho nuk do të vijë përsëri, nuk do të tentohet rikthimi, por është ai lloj lojtari që ne në fakt kemi nevojw pwr të thyer mbrojtjet e ngjeshura të kundërshtarëve”, i tha ish mbrojtësi i Reds për Sky Sports.
Coutinho u largua në janar të vitit 2018 për Barcelonën për 120 milionë ecuri plus 40 milionë bonuse.
Ai dështoi të ambientohet te Barça që verën e kaluar e huazoi te Bayern Munich me klubin gjerman që ka të drejtën e blerjes për 120 milionë euro në qershor të 2020. Mirëpo, atë që tregonte te Liverpooli, Coutinho ‘po e tregon as në Gjermani dhe ka zëra se Liverpooli dhe Philippe mund të ribashkohen përsëri. /Gazeta Express/








